Guardiola: Barazimi, fitorja apo humbja e Liverpool nuk ndryshon asgjë – duhet t’i fitojmë ndeshjet tona

Pep Guardiola është pyetur për barazimin e mbrëmshëm të Liverpool.

Sport

08/05/2022 17:24

Rivali i Manchster City në garën për titull, Liverpool ka bërë mbrëmë një hap të gabuar në Premier League.

Megjithatë, ky barazim nuk e ka qetësuar trajnerin e City, Pep Guardiola. Ai akoma ndjenë presionin për t’i  fituar  të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Fitorja, humbja apo barazimi i Liverpool, asgjë nuk e ndryshon faktin që duhet t’i fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nëse Liverpool do të fitonte dje, situata sot do të ishte njësoj, asgjë nuk ndryshon”, shtoi spanjolli.

Pep Guardiola dhe Manchester City janë 10 pikë larg titullit të kampionit në Premier League, pa llogaritur ndeshjen ndaj Newcastle United, e cila fillon sot në ora 17:30. /Lajmi.net/