Grupi Parlamentar i VV-së ia “zënë derën” Kusari-Lilës për ditëlindje, shihen edhe Kurti dhe Mihali

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila po feston sot ditëlindjen e saj të 49-të. Në disa foto që po qarkullojnë në media, Mimoza Kusari-Lila shihet e rrethuar me deputetët e Vetëvendosjes e në mesin e tyre shihen edhe Kryeministri Kurti e Dejona Mihali. Një vit para se Kusari-Lila të mbush 50 vite, ajo…

Lajme

16/10/2024 17:46

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila po feston sot ditëlindjen e saj të 49-të.

Në disa foto që po qarkullojnë në media, Mimoza Kusari-Lila shihet e rrethuar me deputetët e Vetëvendosjes e në mesin e tyre shihen edhe Kryeministri Kurti e Dejona Mihali.

Një vit para se Kusari-Lila të mbush 50 vite, ajo është përballur me përgjimet e bisedave që ajo vetë ka zhvilluar më kriminelin serb nga veriu dhe të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic dhe disa shkëmbime të tjera që ajo ka pasur me politikanin serb, Sllavko Simic, të cilin e ka quajtur edhe si “brate” e që në shqip do të thotë “vëlla”.