Tiranë: Sulmuan Gjykatën e Apelit duke thyer xhamat, arrestohen 5 persona dhe shpallen në kërkim 15 të tjerë
Pesë persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, gjatë protestës së sotme. Gjatë kontrollit të një 16-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë piroteknike. Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të veprimeve hetimore të…
Lajme
Pesë persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, gjatë protestës së sotme.
Gjatë kontrollit të një 16-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë piroteknike.
Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera gjatë tubimit, u identifikuan 20 shtetas të dyshuar për dëmtimin e godinës së këtij institucioni.
Në pranga ranë shtetasit A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.
Gjatë kontrollit fizik të të miturit, policia gjeti lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, 15 shtetasit e tjerë të identifikuar janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore./Top Channel