Gruda njofton se PDK nesër i drejtohet Kushtetueses edhe për zgjedhjen e Qeverisë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është deklaruar pasi bashkë me deputetin Arian Tahiri kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese lëndën e formimit të Kuvendit të Kosovës, apo konstituimit të djeshëm. Gruda deklaroi se Vetëvendosje ka bërë shkelje dhe si e tillë kjo çështje s’duhet lejuar. Gjithashtu deputeti Gruda njoftoi se nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe…

Lajme

14/09/2026 09:18

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është deklaruar pasi bashkë me deputetin Arian Tahiri kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese lëndën e formimit të Kuvendit të Kosovës, apo konstituimit të djeshëm.

Gruda deklaroi se Vetëvendosje ka bërë shkelje dhe si e tillë kjo çështje s’duhet lejuar.

Gjithashtu deputeti Gruda njoftoi se nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Ju e dini se sipas Gjykatës Kushtetuese dhe aktgjykimit të saj kuvendi është dashur të themelohet më së largu më 7 gusht, por nuk është themeluar nga Vetëvendosje.Kjo parti vendosi një afat tjetër politik, që ishte 6 shtatori megjithatë nuk e respektoi as atë afat, kur e shkeli atë afat ne ishim në pozitë të vështirë megjithatë ne vendosëm që të shkojmë në dy seanca, më 9 dhe 11 shtator. As kjo nuk u respektua.Kur ne pamë që përveç shkeljes së afateve institucionet po tallen, qytetarët po tallen me seanca të pakuptimta e absurde ne vendosëm që sot t’i drejtohemi Kushtetuese edhe pse ka një aktgjykim për këtë rast dhe kemi pasur hezitimet tona.Megjithëse situata ka dal krejtësisht jashtë kontrollit dhe pushteti është krejtësisht jashtë kontrollit s’na ka mbetur rrugë tjetër përpos t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.Askush s’mund të përfitojë nga shkelja e vetë dhe Vetëvendosje s’mund të shkel çdo afat e në fund të përfitojë nga këto lloj shkeljesh”deklaroi Gruda, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të krijojë precedent kur partia politike i përcakton afatet kushtetuese me afatet e veta politike. Asnjë shumicë sado e madhe të jetë nuk mund të shkelë një kushtetutë. Kushtetuta ekziston për të mbajtur në një kornizë pushtetin e nëse Kuvendi është bërë mbi këto pikëpyetje kushtetuese , vendimet që dalin nga ai kanë këto probleme kushtetuese. Prandaj ne sot përveç konstituimit të kuvendit që e kontestuam sot, formës së afateve nesër do dorëzojmë një kërkesë tjetër ku do të kontestojmë zgjedhjen e qeverisë. Ne sot përveç konstituimit të kuvendit, nesër do të dorëzojmë një kërkesë tjetër ku do të konstituojmë zgjedhjen e qeverisë së vendit”./Lajmi.net/