Gruda: Dhuna e mbrëmshme policore ishte e paprecedentë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, deputeti Përparim Gruda ka reaguar lidhur me zhvillimet e mbrëmshme gjatë protestës në Prishtinë, duke kritikuar veprimet e Policisë ndaj protestuesve. Gruda ka thënë se përgjegjësit për urdhrat dhe zbatimin e tyre ndaj qytetarëve, përfshirë veteranët e UÇK-së, duhet të japin llogari para ligjit, raporton lajmi.net “Tema e ditës…

Lajme

06/10/2026 10:43

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, deputeti Përparim Gruda ka reaguar lidhur me zhvillimet e mbrëmshme gjatë protestës në Prishtinë, duke kritikuar veprimet e Policisë ndaj protestuesve.

Gruda ka thënë se përgjegjësit për urdhrat dhe zbatimin e tyre ndaj qytetarëve, përfshirë veteranët e UÇK-së, duhet të japin llogari para ligjit, raporton lajmi.net

“Tema e ditës sot është dhuna e mbrëmshme policore, e paparë në historinë e Kosovës së lirë. Ata që kanë dhënë urdhër politik dhe ata që kanë ekzekutuar urdhra të tillë për t’i rrahur qytetarët e Kosovës barbarisht, për t’i rrahksuar se, sipas tij, protestat për çështje që lidhen me historinë dheur barbarisht veteranët e UÇK-së, kanë me dhënë llogari para ligjit”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka theksuar se, sipas tij, protestat për çështje që lidhen me historinë dhe vlerat e vendit nuk duhet të shtypen me dhunë.

“Kjo shoqëri nuk ka me leju që kjo ngjarje, ku njerëzit dalin me protestu për vlerat më kryesore që vendi ka, me u rrah në mënyrë të tillë, me u shtyp një protestë kaq fisnike, kaq e rëndësishme për të tashmen, historinë dhe të ardhmen. Kjo nuk do të mbetet pa u adresuar”, ka thënë Gruda./Lajmi.net/