Gruas i gjendet unaza e humbur para 47 vitesh që ia kishte dhuruar burri

Një grua është ri-bashkuar me unazën të cilën ia kishte dhuruar burri, tashmë i ndjerë, në shkollën e mesme.

Fun

17/02/2020 20:31

Debra McKenna, 63-vjeçe, e kishte humbur unazën në Portland të SHBA-ve para 47-vitesh, së cilës iu gjet në një pyll finlandez në janar të këtij viti, raporton The Independent, transmeton lajmi.net.

Ajo mori unazën e argjendtë me gurë blu nga burri i saj Shawn, i cili ishte i dashuri i saj në atë kohë.

Shawn vdiq më 2017-ën, pasi luftoi kancerin për gjashtë vjet. Çifti ishin bashkë që nga shkolla e mesme dhe u martuan në 1977-ën, duke qëndruar së bashku për 40 vjet deri në vdekjen e tij.

McKenna i tha gazetës lokale Bangor Daily News se e kishte harruar ekzistencën e unazës derisa Marko Saarinen, një përpunues metalesh në Finlandë, kontaktoi Shoqatën e Aluminëve të Shkollës së Mesme Morse me shpresën për të gjetur pronarin e unazës.

Saarinen gjeti unazën ndërsa përdorte një detektor metalik në një zonë të pyllëzuar të Kaarina, një qytet i vogël në Finlandën jugperëndimore.

Unaza, e cila u varros me 20 cm nën tokë, kishte emrin e shkollës në të, si dhe vitin 1973 dhe inicialet SM të gdhendura në brendësi. /Lajmi.net/