Gruaja që po pranon se i dërgoi foto nudo 13 vjeçarit

Një ‘kërcimtare ekzotike’ ka pranuar së fundmi pas konfrontimit se i ka dërguar foto nudo një djali 13 vjeçar, edhe pasi u zbulua se punonte si eskortë/prostitutë e shifrave të larta, mbi 2000 dollarë nata.

Fun

18/02/2020 17:25

Bethany Edgecombe, e cila në rrjetet online quhej Blondie Australia, u kap duke i dërguar mesazhe të pamoralshme një adoleshenti disa muaj më parë madje e kishte nxitur atë të “mos i tregojë mamasë” për bisedën e tyre të ngarkuar seksualisht kur ai ishte vetëm 13 vjeç.

20 vjeçarja nga Australia, i kishte kërkuar djaloshit që të shkonte në banjo teksa ishte në kinema me prindërit që më pas “të të tregoj se çfarë do të të bëj”.

Policia austrialiane e Queensland po vazhdon hetimet ndaj saj për të parë nëse ka shkelur ligjin.

Një tjetër eskortë tha se “ajo punon në një nga bordellot më të mira në Melbourne”, raportonte rrjeti news.com.