Gruaja preket nga një sëmundje e rrallë, nuk mund të dëgjojë zërin e burrave

Një grua ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit.

Fun

11/03/2022 17:51

Siç raporton  “Daily Mail”, ajo nuk arrin të dëgjojë zërat e burrave dhe dëgjon vetëm atë të grave.

Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte vërejt që nuk po arrin ta dëgjojë të dashurin e saj.

Chen nga qyteti i Xiamenit të Kinës , pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.

Një mjek specialist e kishte diagnostikuar atë me humbje dëgjimi për frekuenca të vogla. Pacientja, sipas mjekut, mund të dëgjojë vetëm frekuenca të larta zëri.