Gruaja përpiqet të shkurtojë flokët e partnerit përpara se të kuptojë gabimin e saj qesharak

Përpjekja e një gruaje për të prerë flokët e partnerit të saj ka shkuar virale falë rezultateve përfundimtare.

Fun

13/04/2020 10:56

Emily vendosi një aparat fotografik për të filmuar prerjen e flokëve, edhe pse Cory ishte në dijeni që e dashura e tij nuk ishte personi  i duhur për këtë punë, transmeton lajmi.net.

Por me besimin në të, Cory ulet në tualet duke udhëzuar të dashurën, me gërshërë në një kënd të vogël për të arritur një pamje më të dëshiruar.

Emily fillon duke hequr disa pjesë të flokëve mjaft të konsiderueshme nga koka e tij, pasi ajo komenton se ata nuk kanë as gërshërë të cilat zakonisht përdoren nga profesionistët.

Duke lëvizur shpejt drejt pjesës së përparme të kokës së tij, ajo përgjysmon gjatësinë e një fije floku, shkruan Mirror. Duke supozuar se ka ardhur nga mesi i flokëve të tij, ai tingëllon i sigurt se do të jetë në gjendje t’i mbulojë, duke paralajmëruar Emily të mos bëjë të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për prerjen në skaje.

Fytyra e tij bie shpejt kur sheh vëllimin e flokëve që ajo mban, ndërsa Emily nuk e mban vetën nga të qeshurat. /Lajmi.net/