Griezmann prezantohet si futbollistë i Atletico Madridit

Antoine Griezmann është rikthyer te klubi madrilenë.

Sport

08/09/2021 16:30

Griezmann u largua nga Barcelona më 31 gusht në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan lajmi.net.

Futbollisti u huazua te Atletico Madrid me opsionin e blerjes për 40 milionë euro.

Blerja e tij mund të bëhet e detyrueshme nëse ai luan të paktën 50 përqind të ndeshjeve te ‘Los Colchoneros’ këtë edicon.

Sulmuesi nuk arriti të përshtatej në stilin e lojës së ‘Blaugranëve’ dhe pothuajse asnjëherë nuk arriti të shfaq kualitetet e tij.

Francezi ka zgjedhur fanellën me numër 8 dhe shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë te Atletico. /Lajmi.net/