Griezmann pranon: Nuk isha i lumtur kur nuk luaja tek Barcelona, ndihesha i parëndësishëm

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann ka folur për periudhën e vështirë që përjetoi tek Barcelona.

Sport

10/06/2021 10:47

30 vjeçari u transferua në “Camp Nou” në vitin 2019 për një shumë prej 126 milionë euro nga Atletico Madridi.

Ai pati një fillim të sezonit shumë të vështirë dhe me ardhjen e Ronald Koeman, “agonia” e francezit vazhdoi pasi ai lihej në bankën rezervë shumicën e kohës.

Mirëpo në Kombëtarene Francës, Griezmann është histori tjetër.

Ai shkëlqeu me dy gola në ndeshjet e fundit, duke treguar cilësinë e tij. Sulmuesi i Barcelonës foli për pakënaqësitë e tij në një intervistë për “L’Equipe”, transmeton lajmi.net.

“Në Francë nuk kam çfarë të ankohem, kam arritur të kem respekt. Njerëzit që shikojnë futboll e dinë që bëj mirë kudo që shkoj. Në Kombëtare jam më i lirë sesa në Atletico Madrid, ndërsa në Barcelonë u kritikova shumë në fillim, sidoqoftë, në 2021-tën mendova që gjërat u përmirësuan”, tha ai.

“Isha i palumtur, kur humbisni një kampionat, përshembull unë shqetësohem. Edhe në fillim të sezonit nuk luaja, nuk u ndjeva i rëndësishëm sepse nuk luaja. Unë jam mësuar të luaj sidomos në ndeshje të mëdha dhe kur isha në bankën rezervë ndaj Real Madridit isha i palumtur”, shtoi ai.

“Është shumë frustruese, por vendimet e gjyqtarit duhet respektuar”, tha Griezmann.

Ai u ndal të flasë edhe për marrdhënien me Messin.

“Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin. Ndonjëherë ne i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit, komunikojmë shumë në stërvitje. Në fushë, ai padyshim që është një lojtar shumë i lehtë për të luajtur. Këtë vit patëm shumë lëndime, por besoj që gjërat do të përmirësohen vitin e ardhshëm”, përfundoi Antoine Griezmann./Lajmi.ent/