Grenell shfaqet në festën e shqiptarëve në Amerikë për 28 Nëntor
Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prag të 28 Nëntorit, ka marrë pjesë në festës së pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nga komuniteti shqiptar në Nju Jork. Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit. Ai ka pranuar edhe çmimin…
Lajme
Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prag të 28 Nëntorit, ka marrë pjesë në festës së pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nga komuniteti shqiptar në Nju Jork.
Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit. Ai ka pranuar edhe çmimin “Nëntori shqiptar”, shkruan Lajmi.net.
“Jam shumë krenar që kam pranuar këtë çmim në Nju Jork nga komuniteti shqiptar. Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar”, ka shkruar Grenell krahas pamjeve të publikuara në Instagram.
Në një video tjetër e cila është publikuar në TikTok ai është parë duke e shijuar atmosferën e krijuar nga këngëtarja, Bleona Qereti. /Lajmi.net/
@oniibesii95 #onii? #bleonaqerreti #violenz #stopviolence #neperte #rretezezatetovare #onii?besii