Grenell për deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku: Janë miq të mëdhenj të Amerikës
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare. Grenell ka dalë në mbështetje të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për postin e presidentit, transmeton lajmi.net. Kandidatura e Sejdiut…
Lajme
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare.
Grenell ka dalë në mbështetje të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për postin e presidentit, transmeton lajmi.net.
Kandidatura e Sejdiut është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Përmes një reagimi në platformën X, Grenell ka vlerësuar veçanërisht deputetët e LDK-së që kundërshtojnë këtë kandidaturë, duke përmendur edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar Grenell.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur qëndrimet brenda LDK-së lidhur me marrëveshjen politike dhe kandidaturën për president kanë shkaktuar diskutime të shumta./lajmi.net/
My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026