Grealish arrin në Manchester për të kompletuar transferimin te City

Manchester City pritet që sonte (e mërkurë) ta kompletojë transferimin e mesfushorit Jack Grealish nga Aston Villa.

Sport

04/08/2021 11:35

Anglezi ka vendosur t’i bashkohet kampionit të Premierligës, derisa edhe dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, transmeton lajmi.net.

Sipas TalkSport, Grealish momentalisht është në Manchester, ku do kompletojë kalimin te “Qytetarët”.

Marrëveshja më shumë se 100 milionë euro pritet të zyrtarizohet në mbrëmje, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Ndërkohë, në rast që ndodh ndonjë dështim në marrëveshje, atëherë Grealish mund të rinovojë me Aston Villan./Lajmi.net/