Grealish arrin marrëveshje personale me Man Cityn

Mesfushori Jack Grealish po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez.

Sport

23/07/2021 17:31

Sipas “Football Insider”, Man City po synon me çdo kusht transferimin e Grealish gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se mesfushori tashmë ka arritur akord me drejtuesit e ‘Citizens’, ndërsa tani ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

Kampioni i Anglisë është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro për yllin anglez, por drejtuesit e Aston Villas nuk dëshirojnë largimin e futbollistit të tyre.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të synojë deri në fund të merkatos transferimin e tij dhe të Harry Kane, që të krijoj skuadër kompetitive për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/