Grabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Sipas informatave të para grabitja ndodhi në një institucion mikrofinanciar. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku u tha se i dyshuari ka arritur që të grabisë një shumë të parave. “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë…
Lajme
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas informatave të para grabitja ndodhi në një institucion mikrofinanciar.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku u tha se i dyshuari ka arritur që të grabisë një shumë të parave.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë./Lajmi.net/