Gotze thotë se nuk gaboi për kalimin tek Bayern, arsyeja është Guardiola

Mesfushori i Borussia Dortmund, Mario Gotze, ka komentuar shumë gjëra nga karriera e tij e pasur.

Sport

20/05/2019 22:15

Lotjari i Dortmund ka zgjedhur të flas edhe për kalimin e tij të madh që e bëri nga Borussia Dortmund tek skuadra e Bayern Munich.

Zgjedhja e tij asokohe ishte kritikuar shumë, duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes dy gjigantëve gjerman.

Gjithsesi, edhe sot që është kthyer në skuadrën ‘verdh e zi’, Gotze nuk është pishman për kalimin e tij tek Bayern dhe një nga arsyet që e shtynë të mendojë kështu është Guardiola.

“Është e vështirë për mua të them se gabova me transferimin tek Bayern, sepse unë mësova një numër të madh gjërash për futbollin nga Pep” ka thënë Gotze, transmeton lajmi.net.

“Ai mund të të fliste ty rreth taktikave për disa orë të tëra dhe unë mësova se si ta shoh ndeshjen nga një perspektivë e re. Niveli i trajnimit ishte më intensiv nga ato që kisha përjetuar” ka thënë tutje gjermani.

“Ishte speciale të kisha ta përjetoja atë si trajner dhe si person, njësoj sikur ishte me Klopp. Kështu që unë besoj se bëra mirë asokohe. Ishte shumë e vështirë ta lija Dortmundin, por po të mos ndryshoja, ndoshta Kupa e Botës nuk do të shkonte njësoj” ka thënë ndër të tjerash ylli i Dortmund.

Kujtojmë se Gotze kishte shënuar golin e fitores në finalen e vitit 2014, kundër Argjentinës, për t’i dhënë Gjermanisë Kupën e Botës. /Lajmi.net/