Google së shpejti me një celular Pixel të palosshëm
Gjiganti i telekomunikacionit, Google, pritet të prezantojë një “Pixel Fold” më vonë këtë vit, sipas një deklarate nga zhvilluesi “cstark27”, që vuri re se në versionin beta të Android 12 ka linja kodesh që i referohen një pajisjeje të quajtur “Passport”.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për një projekt për të cilin flitet prej muajsh tashmë: smartphone i parë i palosshëm i Big G.
Treguesit sugjerojnë se Passport mund të strehojë procesorin e ri Google Tensor të prodhuar nga Samsung.
Thashethemet e tjera raportojnë se Passport do të përfitojë nga i njëjti ekran 7,6-inç dhe shkalla e rifreskimit 120Hz, si Galaxy Z Fold 3, i prodhuar nga Samsung, përmes ndarjes Display.
Samsung është një lider në teknologjinë e palosshme për momentin dhe Google është afruar shumë me kompaninë kohët e fundit, pasi ka bashkëpunuar edhe në zhvillimin e Wear OS 3, sistemi operativ në bordin e Galaxy Watch 4.
Nuk është e qartë nëse Passport do të shfaqet së bashku me Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro, që priten në gusht, ose nëse Google do ta njoftojë atë në vjeshtë.