Golin e Messin s’mund ta ndalnin as dy portierë

Leo Messi e realizoi një gol të bukur dhe këtë gjuajtje nuk do të mund ta ndalnin as dy portierë. Kështu mendon selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella.

Sport

23/06/2014 18:58

Përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella e ka komentuar golin e Lionel Messit, i cili ia solli fitoren Argjentinës ndaj Iranit.

Sipas trajnerit argjentinas, këtë goditje nuk do të mund ta priste asnjë portier.

“Goli i Messit ishte fantastik. As dy portierë nuk do të mund ta evitonin golin. Loja ishte komplikuar, por Leo e zgjidhi atë”, deklaroi Sabella.

Messi shënoi gol të bukur edhe në fitoren ndaj Bosnje e Hercegovinës, javën e kaluar, duke e çuar Argjentinën drejt së tetës së finales së Botërorit.