Gola: Nga një protestë që na përfaqësonte, u kthye në targetim të Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola në një prononcim në “Rubikon” të Klan Kosova, foli për situatën e krijuar gjatë protestës së sotme. “Është mjaft e rëndë, dhe dorën në zemër mjaft absurde, për sa i përket mënyrës se si degjeneroi në një targetim të Qeverisë, respektivisht të Lëvizjes Vetëvendosje, nga një protestë e…

Lajme

05/10/2026 22:24

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola në një prononcim në “Rubikon” të Klan Kosova, foli për situatën e krijuar gjatë protestës së sotme.

“Është mjaft e rëndë, dhe dorën në zemër mjaft absurde, për sa i përket mënyrës se si degjeneroi në një targetim të Qeverisë, respektivisht të Lëvizjes Vetëvendosje, nga një protestë e cila na përfaqësonte në mënyrë absolute, dhe revoltën pas 16 shtatorit”, u shpreh Gola, raporton Klan Kosova.

Ai tha se do të vazhdohet përpjekja e sinkronizimit për Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e Presidentit.