Goditje me shufra, britma: Pamje të rrahjes në Prishtinë ku u lënduan tre persona

Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës orës 21:00 në lagjen Emshir, ku janë përfshirë disa persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net. Ahmeti i tha lajmi.net se nga të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim…

Lajme

06/09/2024 00:02

Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës orës 21:00 në lagjen Emshir, ku janë përfshirë disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ahmeti i tha lajmi.net se nga të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Sipas saj, deri tash janë shoqëruar në Polici gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)