Goditi me veturë burrin e Shkurte Fejzës, e pranon fajësinë dhe dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares kosovare Shkurte Fejza është goditur me veturë nga E.K me datë 23 shkurt 2024 në Prizren. Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur dje shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurit E.T i cili akuzohet për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par.8 lidhur me par.6-1 të KP-së. Zëdhënësi i…

Lajme

17/09/2024 10:44

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares kosovare Shkurte Fejza është goditur me veturë nga E.K me datë 23 shkurt 2024 në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur dje shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurit E.T i cili akuzohet për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par.8 lidhur me par.6-1 të KP-së.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka konfirmuar për lajmi.net se i njëjti ka pranuar fajësinë është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehurit ka pranuar fajësinë për veprën penale sipas aktakuzës, dhe pas pranimit të fajësisë Gjyqtari ka shpallur aktgjykimin, dhe ndaj të pandehurit është shqiptuar Dënim me Burgim me Kusht, ashtu që ndaj të njëjti është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në periudhë verifikimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, nëse i pandehuri nuk kryer vepër tjetër penale”, ka thënë Lecaj për lajmi.net.

Çka thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.T., me datë 23 shkurt 2024, rreth orës 10:50, në Rr. “Adem Jashari”, në Prizren, i pandehuri E.T:, duke drejtuar veturën e tij të markës “……..”, ngjyrë hiri, me targa të regjistrimit ………, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me nenin 50 lidhur me nenin 51 të Ligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, ditën kritike duke drejtuar automjetin e tij, nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave të rrugës, ku si pasojë e vozitjes së pakujdesshme, deri sa i dëmtuari H.B:, ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë, i pandehuri me pjesën e përparme të automjetit të tij e godet të dëmtuarin, ku si rezultat aksidentit, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe atë ndrydhje të indeve të buta të kokës dhe të regjionit ballor të kokës, gërvishtje lëkurore të regjionit ballor të kokës dhe shuplakës së dorës së djathtë, plagë çarëse ë indeve të buta të regjionit muror të anës së majtë të kokës, të regjionit t ë laprës së veshit të majtë dhe thyerje pa zhvendosje të kockës së mollëzës së majtë të fytyrës, sipas akt ekspertizës mjeko ligjore të datës 20.04.2024, përpiluar nga Dr. Fl.D., /Lajmi.net/