Gjyshja takon për herë të parë njeri me ngjyrë, reagimi i saj bëhet hit në rrjetin social ‘Tik Tok’

Një e moshuar takoi për herë të parë të dashurin e mbesës së saj Ivana. Por për herë të parë, ajo pa një afrikano-amerikan, dhe mbesa e saj regjistroi atë takim, i cili shpejt u bë hit në Tik Tok.

Fun

16/02/2020 14:02

Kroatja Ivana Richey postoi një video në aplikacionin Tik Tok në të cilën gjyshja e saj nga Kroacia së pari u njoh me burrin e Ivanas, Joshua, transmeton Telegrafi.

Videoja së shpejti u bë një hit viral sepse gjyshja nuk kishte parë kurrë një afrikano-amerikane në jetën e saj!

Gjyshja pyet në video se kush është, pastaj mbesa i thotë se ai është dhëndri i saj.

Kur Ivana thotë se ky është burri i saj, gjyshja i drejtohet atij dhe i jep një buzëqeshje të lehtë.

@richeyscoachingMy Croatian gma had never seen a black person before #grandma #grandmotherlove #thericheys #interraciallove #meetingthefamily #firstime #blacknwhite

♬ original sound – richeyscoaching