Gjyqtari Smith: Çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së

Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ka vlerësuar se kjo çështje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së. Në hapje të seancës, ai ka deklaruar se ky gjykim ka të bëjë me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve. “Ka të bëjë me…

Lajme

16/09/2026 10:33

Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ka vlerësuar se kjo çështje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së.

Në hapje të seancës, ai ka deklaruar se ky gjykim ka të bëjë me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve.

“Ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve. Kjo çështje s’ka të bëj me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krime që forcat dhe paramilitarët serbë kanë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje s’ka të bëjë me kurrfarë pretendimi për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.