Çka do të sjellë e mërkura e ardhshme për serbët e Kosovës
Seanca e përbashkët e të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë do të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Lajme
Kështu ka thënë sot drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar se “komunat serbe do të veprojnë plotësisht të unifikuara”.
Në atë seancë është planifikuar të shqyrtohen të gjitha çështjet aktuale dhe të bisedohet për veprimin politik të serbëve në Kosovë.
Gjuriq, në një emision të RTS-it, ka thënë se njëra nga konkluzat kryesore të takimit të djeshëm të përfaqësuesve serbë me kryeministrin Vuçiq ka qenë që të mërkurën të mbahet seanca e parë e përbashkët e të gjitha komunave me shumicë serbëve, transmeton Indeksonline.
Ai po ashtu ka thënë se është paraparë që çdo muaj të mbahet një takim me kryeministrin serb.
“Nga e mërkura serbët fillojnë të veprojnë plotësisht të bashkuar, të veprojnë të gjitha komunat serbe”, ka thënë Gjuriq.