Kurti për çështjen e presidentit: Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate ju njoftojmë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar shkurtimisht në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit tani që kemi hyrë në dy javët kritike deri në përfundim të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Kurti zgjodhi të jetë fjalëpakë duke thënë se janë në komunikim me opozitën, por se rezultate s’ka. “Jemi…

Lajme

15/04/2026 11:49

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar shkurtimisht në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit tani që kemi hyrë në dy javët kritike deri në përfundim të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Kurti zgjodhi të jetë fjalëpakë duke thënë se janë në komunikim me opozitën, por se rezultate s’ka.

“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”.

Kurti nuk pranoi të përgjigjet nëse do takohet këtë javë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku me të cilin edhe u takua më parë./Lajmi.net/