Gashi i PDK’së: Kurti s’ka vullnet e as energji të qeverisë, po e dërgon vendin në zgjedhje

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës fajësoi kryeministrin Albin Kurti se sipas tij me mos gjetjen e një zgjidhje për presidentin ai ka përgatitur skenar për ta dërguar vendin në zgjedhje. “I njëjti nuk ka as, as disponim, as vullnet , as energjinë për të qeverisur me Qeverinë e Kosovës”, tha ai. Ai pohoi…

Lajme

15/04/2026 12:20

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës fajësoi kryeministrin Albin Kurti se sipas tij me mos gjetjen e një zgjidhje për presidentin ai ka përgatitur skenar për ta dërguar vendin në zgjedhje.

“I njëjti nuk ka as, as disponim, as vullnet , as energjinë për të qeverisur me Qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Ai pohoi se zgjedhjet  mund të mbahen në qershori.

“Kosova nuk ka pasur luks e as nevojë për të shkuar në zgjedhje…por zoti Kurti dhe subjekti i tij politik nuk po i jep drejtim të kësaj çështje ne jemi të imponuar të përgatitemi si subjekt politik të shkojmë drejt zgjedhjeve”, u shpreh ai për rtv21.