Emisari i BE-së për dialog, Peter Sorensen sot pritet të vijë në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen nuk po ndalet me takime me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ai sot pritet të vijë në Prishtinë, mëson gazeta express, transmeton lajmi.net. Sorensen para kësaj vizite në Prishtinë ka vizituar edhe Beogradin ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkovic. Në…

Lajme

15/04/2026 12:24

Emisari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen nuk po ndalet me takime me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Ai sot pritet të vijë në Prishtinë, mëson gazeta express, transmeton lajmi.net.

Sorensen para kësaj vizite në Prishtinë ka vizituar edhe Beogradin ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkovic.

Në takimin e para 6 ditësh me Vuçiqin, Sorensen kishte biseduar rreth avancimit të temave kryesore të Dialogut, përfshirë edhe progresin lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.

“Ramë dakord mbi nevojën për të qëndruar të angazhuar dhe për të punuar së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, kishte shkruar Sorensen pas takimit me Vuçiqin.

Emisari i BE-së për Dialogun, Peter Sorensen, kishte vizituar Prishtinën më 14 mars, kur edhe ishte arritur marrëveshja për zbatimin e modifikuar të Ligjit për të Huajt.

Peter Sorensen, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kishte deklaruar se janë pajtuar për disa masa shtesë në zbatimin të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, përfshirë dhënien e lejes nga Qeveria e Kosovës për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë e shëndetësorë dhe studentët serbë.