Gjuriq: Lista Serbe nuk do të kthehen njëherë në institucionet e Kosovës
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, MarkoGjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të mos zgjidhen problemet e presioneve politike ndaj tyre.
Lajme
Gjuriq, i cili do të jetë në krye të Zyrës së re të sapoformuar për çështje koordinuese në procesin negociues me institucionet e Kosovës, ka thënë për RTS se gjatë ditëve të ardhshme do të mbahet takimi i serbëve të Kosovës me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Duke folur për zyrën e re të formuar, ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur të forcojë kapacitet administrative ashtu që do të tubojë njerëzit që deri më tash kanë qenë të angazhuar në negociata.
Ky trup, ka thënë ai, do të mbledhë në një vend të gjitha informata që janë të nevojshme për negociatat Beograd – Prishtinë.
Duke folur për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi në veri, të arritur në takimin e fundit në Bruksel, Gjuriq ka thënë se me këtë është arritur qëlllimi që atje të ketë gjyqtarë serbë dhe që të mos përsëriten situata sikur në rastin e lëndës së Oliver Ivanovqit, ku, sipas tij, nuk ka pasur asnjë gjykatës serb.