Gjumi i rehatshëm, çelësi për shëndetin tonë

Gjumi i mirë gjatë natës është sekreti i një dite plot energji dhe produktivitet, kështu thonë mjekët dhe e njejta është vërtetuar.

Lifestyle

26/07/2016 01:14

Sipas një studimi të fundit që është kryer në Gjermani, ekspertët kanë japur 5 arsye pse gjumi i mirë gjatë natës është i shëndetshëm.

Shëndeti i sistemit imunitar:

Sipas studimit, gjumi i mirë gjatë natës i jepë një shtytje të madhe efikasitetit të sistemit imunitar në mbrojtjen e organizmit nga bakteret dhe viruset e dëmshme që tentojnë të hyjnë.

Kujtesë më e mirë: 

Studime me radhë kanë treguar se gjumi i mirë, i qetë dhe i ngadalshëm është çelësi për konsolidimin e kujtimeve tona. Gjatë gjumit truri i njeriut tërhiqet tërësisht nga inputet shqisore por megjithatë qëndron shumë aktiv, duke treguar aktivitet elektrik me ç’rast nepërmjet lëkundjeve të ngadalshme, gjurmët e kujteses transferohen në kujtesen afatgjatë, transmeton lajmi.net

Ulë rrezikun për të pasur goditje: 

Një gjumë i mirë gjatë natës, sipas hulumtuesve ulë rrezikun e të pasurit goditje. Ata kanë gjetur se një gjumë prej 7-8 orë mesatarisht në ditë, ulë për 25 për qind rrezikun nga goditjet tek të rriturit.

Ulë rrezikun e diabetit: 

Gjumi më pak se 6 orë brenda ditës, rrezikon në masë të lartë prekjen nga diabeti kanë gjetur studiuesit. Duke e ditur se diabeti është shpërndarë në përmasa të mëdha në botë dhe është sëmundje mjaft e keqe, duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pikë.

Shëndeti i veshkave:

Hulumtuesit në një kolegj amerikan kanë gjetur se koha e shkurtër e gjumit për një kohë të gjatë çon direkt në humbje të funksionit të veshkave./lajmi.net