Gjumi me apo pa çorape, cili është më i mirë?

Gjumë me apo pa çorape, jepini fund njëherë e mirë kësaj dileme.

Fun

24/02/2020 19:29

Disa njerëz janë të mësuar me idenë se çorapet në shtëpi janë një domosdoshmëri.

Por janë të ndarë në dy pjesë kur bëhet fjalë për gjumin: disa flenë me çorape, të tjerë pa çorape.

Një pjesë mendojnë se të flesh me çorape është një mënyrë për të mbrojtur këmbët nga i ftohti, por pjesa tjetër i mbron ato nga djersitja.

Cila është përgjigjja e specialistëve? Të veshësh çorape në shtëpi të ndihmon jo vetëm për t’i mbajtur këmbët më të ngrohta, por edhe për të ndihmuar thembrat të mos plasariten.

Moti i ftohtë, siç dihet, ndikon shumë në tharjen e lëkurës dhe kjo vlen edhe për shputat.Nëse ecën zbathur në shtëpi, bën që lëkura të thahet më shpejt, derisa çon edhe në çarjen e thembrave.

Duke veshur çorape, krijon një pengesë mes këmbëve dhe dyshemesë, duke bërë kështu që lëkura e këmbëve të qëndrojë me lagështirën e vet.