Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti po beson se Serbia ndryshon brenda 1 muaji

Zyrtari i Lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për largimin e taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Lajme

27/02/2020 20:28

Gjoshi është shprehur se Kurti është kryeministri i parë shqiptar që beson se Serbia do të ndryshojë brenda një muaji.

“Serbia nuk ka ndryshuar që 100 vjet”, ka thënë Gjoshi.

Ky është postimi i tij:

Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar që beson se Serbia do të ndryshojë brenda 1 muaji!

Serbia nuk ka ndryshuar që 100 vjet!. /Lajmi.net/