​Rrezikon të përdoret për shantazh politik, Kica-Xhelili kundërshton Projektligjin për Byronë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, gjatë shqyrtimit të dytë të tij në Kuvend. Sipas Kica-Xhelilit, Byroja në formën aktuale të projektligjit nuk përfaqëson mekanizmin që ishte prezantuar si mjet për…

Lajme

29/10/2026 13:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, gjatë shqyrtimit të dytë të tij në Kuvend.

Sipas Kica-Xhelilit, Byroja në formën aktuale të projektligjit nuk përfaqëson mekanizmin që ishte prezantuar si mjet për të luftuar pasurinë e pajustifikueshme të personave që, sipas saj, kanë përfituar miliona euro në mënyrë të kundërligjshme nga shteti.

“Dua ta dini se nesër, kur të zbatohet ky projektligj, nuk do të zbatohet premtimi që thuhet këtu, por do të zbatohet teksti i ligjit që do të kalojë sot. Sot kjo Byro nuk është ai institucion që u referohej si mekanizëm që do t’i luftonte peshqit e mëdhenj për shumat milionëshe që i kishin marrë në mënyrë të kundërligjshme nga shteti i Kosovës. Sot ka një Byro që ka dy rreziqe madhore. E para, do të përdoret si shantazh politik, dhe e dyta, do të pengojë ndjekjen penale të atyre që kanë vjedhur”, deklaroi Kica-Xhelili.