Kurti – Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik i joni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga 11 anëtarë nga nëntë shtete të ndryshme. Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës, në funksion të paqes së qëndrueshme dhe…

Lajme

29/10/2026 14:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga 11 anëtarë nga nëntë shtete të ndryshme.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës, në funksion të paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe hapat e mëtejmë drejt integrimit euroatlantik, përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendit, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimit të aftësive profesionale të pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e evropiane.