Gjithmonë kundër Kosovës
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka mohuar njoftimet se ka marrë vendim t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Sipas portalit, Politika.rs, presidenti i FSS’së, Tomislav Karadzic në takimin e ardhshëm të Kongresit të FIFA’së në Brazil do të njoftojë se është i gatshëm të lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore por me…

Sport
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka mohuar njoftimet se ka marrë vendim t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Sipas portalit, Politika.rs, presidenti i FSS’së, Tomislav Karadzic në takimin e ardhshëm të Kongresit të FIFA’së në Brazil do të njoftojë se është i gatshëm të lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore por me një kusht, që ekipi ynë Përfaqësues të mos mbajë asnjë simbol shtetëror.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi ngas FSS që ka publikuar një komunikatë duke mohuar lajmin.
“Aspak nuk janë të sakta informatat e publikuara. Së pari, asnjë anëtar i Federatës nuk do të marrë pjesë në takimin në fjalë të FIFA’së e as që do të përkrahë një qështje të tillë të iniciuar nga e vetëshpallura Federatë e Futbollit të Kosovës. Jemi nën presion të madh, e pranojmë, sidomos në dy vitet e fundit. Kujtojmë se në të gjitha takimet e FIFA’së, sa herë është shtruar kjo pyetje ne gjithmonë e kemi njoftuar opinionin me saktësi dhe transparencë”, thuhet në komunikatë.
“Andaj, Kosova e ka të pamundur pranimin në asociacionet ndërkombëtare pasi një gjë e tillë nuk është e mundur edhe pa pëlqimin e shteteve të tjera anëtare. Besojmë se krerët e FIFA’së do ta heqin ‘rastin Kosovë’ si temë në takimin e radhës, dhe do të merren me të vetëm kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet”.