Gjilan: Nipi i vjedhë armën një të afërmi- Arrestohen tre të dyshuar

Gjatë 21 shkurtit në Gjilan, një person ka raportuar se i është vjedhë arma me shtatë fishekë. Sipas raportit të policisë ankuesi kishte dyshuar se arma i është vjedhur nga nipi i tij i mitur, shkruan lajmi.net. Policia ka kuptuar se arma është shitur, ku pas kontrollit në oborrin e të dyshuarit janë gjetur edhe…

Lajme

23/02/2024 08:27

Gjatë 21 shkurtit në Gjilan, një person ka raportuar se i është vjedhë arma me shtatë fishekë.

Sipas raportit të policisë ankuesi kishte dyshuar se arma i është vjedhur nga nipi i tij i mitur, shkruan lajmi.net.

Policia ka kuptuar se arma është shitur, ku pas kontrollit në oborrin e të dyshuarit janë gjetur edhe disa gëzhoja nga pistoleta, që sipas policisë janë shkrepur gjatë ndërrimit/ shitjes së pistoletave.

Gjithsej, janë arrestuar tre të dyshuar, ku njëri nga ata ka dorëzuar armën me katër fishekë, e nga tjetri janë sekuestruar një armë dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË /PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gjilan 21.02.2024 – 17:00-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave. Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/