Gjiko injoron Elita Rudin: Jam single me femra plot! (Video)

Në një intervistë të fundit reperët, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko kanë folur rreth projekteve të tyre muzikore dhe sukseseve e shumta që kanë arritur me to.

ShowBiz

04/11/2016 10:13

Sipas tyre, më e rëndësishmja është që kënga të pëlqehet nga njerëzit, ta dëgjojnë të gjitha moshat, ndërsa klikimet kanë shumë pak rëndësi, shkruan lajmi.net

Të tre e kanë vlerësuar shumë këngën ‘Lejla’ e cila u shndërrua në hit. Ata kanë fjalë të mëdha për kolegen e tyre Elvana Gjata e gjithashtu edhe për kolegët e tyre reper, Capital T dhe 2po2.

Në intervistën në fjalë nuk u la pa u diskutuar edhe për jetën privat të Gjikos, emri i të cilit së fundmi ka qenë shumë i lakuar në mediat rozë.

Ai është kapur ‘mat’ dorë për dore me prezatuesen Elita Rudi me të cilën edhe ka shkuar disa ditë në Stamboll të Turqisë për të pushuar, por i pyetur për këtë, reperi nuk ka argjë për të treguar.

Meqenëse fotografitë flasin më shumë se çdo fjalë nuk ka pasur se si ta mohojë kategorikisht, por si duket ai udhëtim për Gjikon nuk ka qenë edhe aq i rëndësishëm.

“Jo, unë nuk di asgjë. Të dielën kam qenë me mamin duke ngrënë pite ”, ka thënë ai ndërsa e ka aprovuar atë kur kolegu i tij Lumi B tha që Gjiko është single por asnjëherë nuk është vetë.

Kujtojmë se ka qarkulluar edhe lajmi se reperi i kishte dhuruar Elitës një parfum me një mbishkrim ku e quante “molla e dritës së syve të tij, por dyshja njherë për njëherë nuk kanë asgjë për të thënë apo ndoshta udhëtimi i tyre ka qenë një flirt i momentit?./lajmi.net

YouTube player