Gjiganti italian insiston për Muriqin
Lazio vazhdon të insistojë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Sport
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kërkohet nga italianët e Lazios, si opsion nëse dështon transferimi i Olivr Giroud nga Chelsea, përcjell lajmi.net.
Muriqi me formën e treguar te Fenerbahce këtë sezon, ka tërhequr interesimi e disa skuadrave të njohura evropiane.
Në mediet sportive emri i tij është lidhur edhe me Tottenham Hotspur dhe Manchester United.
Transferimi i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro.
Djaloshi nga Prizreni ka shënuar 15 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion./Lajmi.net/