Gjiganti italian e kërkon me ngulm yllin e Atletico Madridit

Një ndër futbollistët që zhvilloi më së paku minuta sezonin e kaluar te Atletico Madrid, ishte Hector Herrera.

Sport

22/11/2021 21:21

Meksikani nuk ishte në planet e Diego Simeone dhe zhvilloi disa minuta si inkuadrues, por pastaj u largua shkaku që i pëlqen një projekt i ri, transmeton lajmi.net.

Disa klube evropiane tashmë kanë shprehur interesim për ish futbollistin e Portos dhe e duan qysh në janar, sapo afati i ri dimëror të hapet.

Një ndër skuadrat më të interesuara është Roma e Jose Mourinhos. Tekniku portugez nuk dëshiron të vazhdojë me mesfushën momentale dhe është në dijeni që i duhet revolucion në skuadër për të bërë ndryshime.

Ekziston mundësia që “Romakët”, të bëjnë ndonjë ofertë për futbollistin në janar./Lajmi.net/