Gjiganti evropian e transferon Icardin për 75 milionë euro

Vazhdon të rritet numri i skuadrave të interesuara për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sport

23/04/2019 17:04

Argjentinasi sipas gjitha gjasave po kalon sezonin e fundit në Serie A te Inter.

27 vjeçari ka pasur një përplasje me trajnerin Luciano Spalletti dhe drejtuesit e Inter, dhe për një muaj ishte suspenduar nga skuadra.

Këtë muaj, Icardi është kthyer në skuadër, por është lënë në bankinë nga Spalletti në derbin kundër Romës.

Juventus, Real Madrid dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për ish sulmuesin e Sampdorias.

Por, ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se për Icardin ka interesim edhe nga Franca.

Bëhet fjalë për PSG-në, që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij./Lajmi.net./