Gjiganti anglez përgatit ofertë prej 100 milionë euro për Kane

Manchester City thuhet se është duke përgatitur të bëjë një ofertë prej 100 milionë për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Sport

31/12/2020 19:21

Sipas ‘Bild’, klubi anglez, Manchester City ka përgatitur ofertë prej 100 milionë euro për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, menaxheri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, është duke kërkuar të fitojë trofetë kryesorë në dy vitet e fundit në Etihad, prandaj ai dëshiron të mbyllë dopsitë e ekipit. Harry Kane thuhet se është zgjidhja e spanjollit për sulmin.

Me Sergio Aguero i cili është në fundin e kontratës së tij, e ardhmja e sulmit të ‘Citizens’ duket e pa sigurtë.

Nuk është  hera e parë që është raportuar se City do të ishte i interesuar për Kane, megjithatë sa e mundshme është që ndonjë klub të ofrojë paratë e kërkuara nga Drejtori Gjeneral, Daniel Levy  mbetet për tu parë. Nëse ndonjë klub mund të arrijë shumën e kërkuar, City me siguri do të ishte në atë mes./Lajmi.net/