Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin dhe bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam, s’kam

Gjesti mbrëmë është përballur me situate të vështira në Prime dhe padyshim pati edhe momente jo të mira pas përfundimit të spektaklit. Ai është përfshirë në një debat me Eglin, pasi në Prime është diskutuar çështja e nishanit të cilën Gjesti e kishte diskutuar në privat me të, por që ajo më pas e tregoi…

ShowBiz

05/03/2025 09:46

Gjesti mbrëmë është përballur me situate të vështira në Prime dhe padyshim pati edhe momente jo të mira pas përfundimit të spektaklit.

Ai është përfshirë në një debat me Eglin, pasi në Prime është diskutuar çështja e nishanit të cilën Gjesti e kishte diskutuar në privat me të, por që ajo më pas e tregoi tek Danja e insistonte që Gjesti të fliste edhe gjatë ditës tek “Storm Arena”.

Pavarësisht insistimit të Gjestit që kjo çështje të mbetet mes tyre, Egli tashmë e kishte përhapur atë- ani pse në Prime tha se s’do ta diskutojë.

Pas kësaj në debat e sipër me të, Gjesti në një moment u përballë me Rozanën ku edhe hodhi mikrofonin.

Ai madje bërtiti se s’ka ndjenja për Eglin, duke iu përgjigjur pyetjes së Rozanës.

Këtë gjë madje Gjesti e kishte potencuar disa herë radhazi./Lajmi.net/

YouTube player