Gjesti ia tha në fytyrë Eglit që s’ka pëlqim për të -Olti tregon se si ajo dëshiron të përfitoj nga fama e tij, e Redoni pati reagim epik
Përpos që gati përfundoi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, Gjesti arriti që të futet edhe në Big Brother VIP Albania. E kjo padyshim u bë për shkak të famës së madhe që arriti e kërkesave të shumë shqiptarëve për ta parë atë sërish. E kjo gjë natyrisht se u kuptua edhe nga banorët në…
ShowBiz
Përpos që gati përfundoi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, Gjesti arriti që të futet edhe në Big Brother VIP Albania.
E kjo padyshim u bë për shkak të famës së madhe që arriti e kërkesave të shumë shqiptarëve për ta parë atë sërish.
E kjo gjë natyrisht se u kuptua edhe nga banorët në momentin që ai arriti të bëhet pjesë e BBVA. Madje kjo u kuptua edhe më tepër me dronët që shkuan vazhdimisht për të, transmeton lajmi.net.
E banorja që u afru më së shumti me Gjestin është Egli. Por jo si për çudi. Afrimi i Eglit ndodhi pikërisht në kohën kur Gjesti kishte famën më të madhe, e suksesin e garantuar.
Anipse banorja thuajse gjëra të njëjta bëri e i tha edhe djalit të Gilit, Redonit gjatë kohës sa ishte aty.
Egli jo vetëm kaq. Vazhdimisht ka folur për lidhjen e saj të shkuar me Olsin, më pas me Redonin derisa bënte sikur ishte shumë e ashpër me Xumin.
Por tani një gjë është krejtësisht e pakuptimtë.
Gjesti për disa herë radhazi ia shprehu hapur Eglit se nuk ndjen ndonjë pëlqim për të. Madje në një rast ai u tha motra vajzave në shtëpi, derisa theksoi se janë të bukura ajo dhe Livia, por se s’ka pëlqim për askënd.
Egli vazhdimisht ka tentuar që ta bëjë Gjestin t’i thotë më pëlqen, e një gjë të kundërt ia tha ai mbrëmë sërish. Egli dukej shumë më e lënduar pastaj nga fakti se ai ia pranoi përsëri se nuk ndjen pëlqim për të, se sa për faktin se e ngacmoi Xumin duke i thënë “se edhe unë ta mora femrën”.
Zhvillime të njëpasnjëshme pati në BBVA, e kulmi ishte fakti se Gjesti i tregoi Eglit në sy se sa shumë e deshi Xhenetën.
Duhet përkujtuar këtu faktin se në natën që Gjesti doli nga shtëpia, Xhenetës i tha edhe “të dua” duke e lënë kështu me shpresën për një Bashkim.
E mbrëmë ishte edhe Redoni ai që komentoi sjelljet e Eglit karshi Gjestit. Ai madje tha se “ e kupton, dhe ndjen” Gjestin se si ndihet pasi të njëjtat gjëra e sjellje pati Egli edhe karshi tij.
E analisti, Olti Curri ka komentuar sjelljen e Eglit natyrisht duke thënë se ajo po thur në mendjen e saj gjitha përfitimet që mund të ketë nëse lidhet me Gjestin./Lajmi.net/
https://www.facebook.com/reel/1558922871430209