Gjesti i mrekullueshëm i Dortmundit (Foto)

Futbollistët e Borussia Dortmundit bënë një gjest të mrekullueshëm duke shkuar të rreshtuar për t’i falënderuar tifozët që kishin ardhur për t’i përkrahur në udhëtim te Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/11/2014 09:51

Pas një paraqitje të zbehtë që pasoi me humbje, ju mund t’i falni futbollistët që shkojnë drejt në zhveshtore, pas përfundimit të takimit.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi tek Borussia Dortmund dhe futbollistët e tyre që pavarësisht humbjes 2:0 në udhëtim te Arsenali në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën, shkuan për t’i falënderuar personalisht mbështetësit e tyre.

Bileta për në Londër dhe ajo për të shikuar ndeshjen në Emirates mund të kenë kushtuar qindra funte, por tifozët e Dortmundit e humbën zërin duke kënduar për yjet e tyre, të cilët ua dhanë mirënjohjen e merituar pas ndeshjes.