Gjesti heq unazën pa u bërë 24-orë nga ‘martesa’ me Eglin

Mbrëmjen e djeshme u martuan Gjesti dhe Egli Tako në Big Brother VIP Albania 4. Dasma e tyre ka qenë e realizuar në çdo detaj me këngëtarët Remzie dhe Nexhat Osmanin. Të ftuar kanë qenë edhe ish-banorët e Big Brother, ku kërcyen dhe u argëtuan pafund. Por duket se martesa e tyre nuk ka qenë…

ShowBiz

15/04/2025 21:55

Mbrëmjen e djeshme u martuan Gjesti dhe Egli Tako në Big Brother VIP Albania 4.

Dasma e tyre ka qenë e realizuar në çdo detaj me këngëtarët Remzie dhe Nexhat Osmanin.

Të ftuar kanë qenë edhe ish-banorët e Big Brother, ku kërcyen dhe u argëtuan pafund.

Por duket se martesa e tyre nuk ka qenë edhe aq serioze, sidomos për artistin pejan.

I njëjti ka hequr unazën e martesës akoma pa u bërë 24 orë që nga dasma e tyre.

“Unazë nuk kam dëshirë të mbaj se nuk më duket vetja”, u shpreh ai.

Egli ia ktheu: “Kërkesën nuk e ka bërë se donte të martohej me mua në të vërtetë”.