Gjesti fantastik i tifozëve të Tottenham për Bukayo Sakan

Arsenal dhe Tottenham dje zhvilluan ndeshjet e tyre të fundit miqësore, duke u përballur mes vete në derbin lokal të Londrës Veriore në të cilën triumfoi skuadra e 'Spurs' me rezultat minimal 1-0.

Sport

09/08/2021 11:19

Pavarësisht se a është ndeshje kompetitive apo e karakterit miqësor, kur këto dy skuadra luajnë ndaj njëra tjetrës, gjithmonë ka përplasje e sherre, e kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme që pavarësisht se nuk ishte një ndeshje kompetitive, pati përplot ndëryrje të ashpra e shumë kartona të verdhë.

Sidoqoftë, tifozët e Tottehnam dje shfaqën anën pozitive duke bërë një gjest fantastik për Bukayo Sakan, të cilët e duartrokitën i gjithë publiku pasi u fut në fushë në pjesën e dytë.

Bukayo Saka ishte bërë cak i abuzimeve me kore raciste bashkë me Jadon Sanchon e Marcus Rashford të cilët i humbën penalltitë gjatë ekzekutimeve në finalen e ”Euro 2020” ndaj Italisë.

E për të i dhënë përkrahje anglezit 19-vjeçar, tifozët e ‘Spurs’ e lanë rivalitetin anash dhe dhanë ovacione për talentin anglez.

Në fakt klubi i Tottenham në hyrje të stadiumit kishin ngjitur një pankartë ku thuhej: ”Londra Veriore qëndron me Bukayo Sakan dhe të gjithë lojtarët tjerë që abuzohen dhe diskrimiohen.” /Lajmi.net

Kjo u vlerësua tej mase edhe nga vetë Bukayo Saka i cili e shpërndau në storien e tij në Instragram videon e momentit të ovacioneve të cilën e kishte postuar klubi i Spurs.