Gjest për t’u duartrokitur, Flamengo protestojnë të ulur kundër racizmit ndaj Vinicius Jr 

Flamengo mbështeti Vini Jr me një protestë të ulur kundër racizmit mbrëmë në Brazil. Vinicius Jr po kalon në një moment të vështirë në karrierën e tij. Në fakt braziliani po shkëlqen me formën e tij, por situata e krijuara ndaj tij po ndikojnë te anësori. Këtë edicion ai ka qenë cak i shumë fyerjeve…

Sport

28/05/2023 15:42

Flamengo mbështeti Vini Jr me një protestë të ulur kundër racizmit mbrëmë në Brazil.

Vinicius Jr po kalon në një moment të vështirë në karrierën e tij.

Në fakt braziliani po shkëlqen me formën e tij, por situata e krijuara ndaj tij po ndikojnë te anësori.

Këtë edicion ai ka qenë cak i shumë fyerjeve raciste në Spanjë.

Në mbështetje të tij kanë dalë shumë futbolldashës, së fundmi edhe ish-ekipi i tij.

Flamengo mbrëmë zhvilloi ndeshje ndaj Cruzeiro në kuadër të ligës braziliane.

I gjithë ai takim kishte epiqendër mbështetjen maksimale ndaj ish-yllit të tyre, Vinicius Jr.

Fillimisht lojtarët e Flamengos mbajtën të veshur fanellën ‘Të gjithë me Vini Jr’.

Po të njëjtin shkrim e bën koreografi edhe tifozët e këtij klubi.

Por, kjo nuk mjaftoi, pasi ndeshja nisi në një mënyrë ndryshe mbrëmë.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes fërshëlleu për të nisur lojën, teksa të gjithë më pas janë ulur si në shenjë proteste për racizmin që po përjeton Vini Jr në Spanjë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin në fjalë./Lajmi.net/