Gjest heroik: Polici shpëton dy persona, derisa makina e tyre po përmbysej

Një oficer është incizuar duke shpëtuar dy persona, derisa makina e tyre po përmbysej gjatë përmbytjes së ujërave në Atlanta të SHBA-ve.

Fun

27/02/2020 16:48

Departamenti i Policisë së Atlanta-s ishte njoftuar për një makinë të përmbytur në ujë, duke bërë që një oficer të dalë në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Zyrtari policor reagon me shpejtësi dhe ua shpëton jetën dy personave. Pamjet e momentit heroik janë publikuar nga tabloidi ‘Daily Mail’ në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Ndiqeni videon e momentit në fjalë më poshtë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/1033758003689988/