Gjermania jep leje për testimin e makinave fluturuese

Gjermania tashmë ka dhënë leje për një nivel tjetër të transportit, makinat fluturuese.

Auto & Tek

22/06/2018 12:12

Kancelarja Angela Merkel ka nënshkruar letrën e marrëveshjes mes drejtorëve të ‘Audi’ dhe ‘Airbus’ për të testuar taksi ajrore përreth qytetit bavarez Ingolstadt, raporton autonews, transmeton lajmi.net

Qëllimi është të kundërveprohet ndaj rrugëve të bllokuara të qytetit si dhe të hapet potencial i ri për industrinë e teknologjisë së lartë të Gjermanisë, sipas zyrës së shtypit të qeverisë gjermane.

”Taksit fluturues nuk janë më vizion, ato mund të na çojnë në një dimension tjetër të mobilitetit” tha ministri gjerman i transportit, Andreas Scheuer.

Në shfaqjen e makinave në Gjenevë gjatë muajit mars, Audi dhe Airbus demonstruan një koncept mobiliteti të bazuar në një kabinë të pasagjerëve- dy-vendëshe, që mund të bashkangjiten në një veturë ose një dron. /Lajmi.net/