Gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë, derisa foshnja është duke fjetur
Gjatë muajve të parë të jetës është normale që fëmija të mos bëjë gjumë të qetë dhe cilësor.
Lifestyle
Në momentin që ata i zë gjumi nëna mundohet të bëjë gjithçka që ai të mos zgjohet, në mënyrë që edhe ajo të ketë mundësi të pushojë. Për ta bërë gjumin e fëmijës sa më cilësor nuk duhet të bëni disa veprime të caktuara:
Mos e mbuloni tepër fëmijën ndërsa fle. Duke qenë se ai i urren batanijet e rënda dhe të trasha nuk do të bëjë gjumë të qetë, transmeton Gazeta Observer.
Mos e spostoni fëmijën nga vendi ku po fle. Edhe pse mund të jetë më rehat në krevatin e tij, ai mund ta ketë gjumin te lehtë dhe për pasojë do të zgjohet menjëherë.
Nëse fle me një pellush mos ja hiqni nga dora. Ai mund të zgjohet për dy arsye: do të ndiejë që ju po ja hiqni si edhe do ta kërkojë pasi e ka kuptuar që nuk e ka më pranë tij.
Mos ja hiqni asnjëherë biberonin fallco nga goja. Nëse fëmija e ndien, do të zgjohet, pa harruar të përmendim se ai duhet të vazhdojë të flejë në të njëjtat kushte që ka qënë në momentin që ka rënë në gjumë.
Mos bëni zhurmë. Fëmija ka nevojë për qetësi në momentin që është duke fjetur, ashtu si edhe personat e rritur.
Nuk duhet të vendosni muzikë qoftë edhe me zë të ulët. Kjo mund të prishë gjumin e fëmijës.
Nëse fëmija nuk është në javët e para pas lindjes, nuk duhet ta zgjoni për ta ushqyer. Nuk ka rëndësi nëse ora për të ngrënë supën apo frutat ka kaluar.
Ndërsa fëmija fle nuk duhet ta lini vetëm në shtëpi. Ju sigurisht që mund të shkoni në dhomën tjetër apo të bëni një dush, por kurrsesi të largoheni nga shtëpia qoftë edhe për pak minuta.
Fëmija nuk duhet të flejë në vende që nuk janë të sigurta. Ai mund të bjerë dhe të vritet.
Mos lejoni askënd ta zgjojë nga gjumi edhe nëse ai person ka ardhur posaçërisht për të luajtur me të. Fëmija mund të reagojë keq dhe të bëhet nervoz përgjatë gjithë ditës.